Informacione te pergjithshme per ne
Shoqata e Shqiponjave është e para dhe e vetmja organizatë në Kosovë për pronarët dhe ngasësit e llojeve të ndryshme të motoçikletave dhe ashtu siç e quajnë disa, familja më e madhe e motoçiklistëve në Kosovë. Të dedikuar ndaj motos sonë,
Shokët për Argëtim, Siguri dhe Dituri,
anëtarët e Shqiponjës e gëzojnë lirinë e asaj që I takojnë një organizate joprofitabile, joreligjioze dhe apolitike.
Është themeluar më 29/05/2006 në Prizren, me status permanent të një Organizate Joqeveritare (OJQ) sipas rregullores numër 1999/22 të administratës së përkohshme të UNMIK-ut.Kjo organizatë ka arritur numrin më shumë se 45 anëtarë në vetëm 3 muajt e fundit.
Mbi 45 anëtarë aktiv menaxhohen nga shumë liderë vullnetar dhe nga lideri përfaqësues i autorizuar Z.Bujar Isaja i cilli punon me anëtarë për tu kujdesur për ngasje të sigurtë dhe të kënaqshme duke punuar në përmirsimin e imazhit publik të motoçiklizmit.
Qëllimi i kësaj organizate është një kontribut për promovim kulturor dhe mirëqenje në trafikun Kosovar si dhe korporate me institucione dhe organizata të tjera relevante në mbarë botën për të ndihmuar/promovuar sportin e motoçiklizmit.
Për të plotësuar qëllimet e organizatës do të ndërmarrin akcione në aktivitetet të ndryshme, siç janë:
1. Organizimi I Motto garave të rregullta tradicionale.
2. Reklamimi I materialeve të ndryshme për të ndihmuar motto sportin.
3. Përgaditja e doracakëve praktik për anëtarët dhe qytetarët e tjerë të interesuar.
4. Organizimi i filmave dokumentar dhe programeve të ndryshme televizive për të ndihmuar/promovuar sportin e motoçiklistëve në Kosovë, etj.
Nëse njëherë i bashkangjiteni Shiponjave mund të merrni pjesë me sa motoçikleta doni. Ju vendosni për nivelin tuaj të përfshirjes dhe kohën. Kudo që shkoni, kudo qe udhëtoni, jeni të mirëseardhur. Anëtarësimi në Shiponjat ju hap dyert e miqësisë kudo që ngasni!
Periudhat mujore të-bashkohemi (shpesh këmbimet e pa brenga të informacioneve në ndonjë lokacion duke pirë kafe) janë raste shoqërore të cilat ofrojnë kënaqësi. Nuk ka kërkesa ngasëse, pritje nga diçka, zgjedhje, politike, uniforma të kërkuara apo tipe të motoçikletave.
Ne ju ftojme të ndani kënaqësitë e ngasjes me SHQIPONJAT.
Njerëz si ju në mbarë botën! Ne bile garantojmë se ju do të jeni të kënaqur për bashkangjitje!
Kush i takon SHQIPONJAVE
Anëtarët e Shqiponjave janë meshkujt dhe femrat nga të gjitha fushat e jetës me interesime, kualifikime dhe kombësi të ndryshme (Shqipetare ,Turk, Bosnjak). Ne kemi ngases nga mosha adoleshentë e deri në të nëntëdhjetat!
Disa ngasin vetëm, disa më fëmijët apo nipat dhe mbesat e tyre! Disa i ngasin motoçikletat e reja; disa i ngasin motoçikletat “klasike”. Me disa anëtarë i ndajmë informatat teknike e disa aty vetëm për kënaqesinë e ngasjes me shokë.
Si organizatë familjare,argëtimi me SHQIPONJAT përfshin ngasje pikniku, argëtim në kampe me ambient te pershtatshëm për të gjithë anëtarët e familjes. Gjithashtu organizojmë vallëzime, vrapime bamirese, parade etj.
Ekzistojne disa kërkesa për t’u anëtarësuar ne SHQIPONJA·
Anëtaresimi në organizatë është i mundshëm për çdo njëri pa marr parasysh racën, kombësinë, gjininë, shtetësinë, religjionin, moshën etj.
Të keni motoçiklete (pa marr parasysh llojin)
T’i mbani pagesat e anëtarësimit aktuale ose të rregullta
Disa nga anëtarët tonë më të dedikuar, edhe pse ne fillim te frikësuar gjatë ngasjes si udhëtarë, e kanë zbuluar kënaqesinë e turneve: ajrin e freskët, pamjet e bukura, komunikimi i afërt me partnerin. Shumica prej tyre mësohen te ngasin makinat e tyre.
Gjersa gjeneralizimi për një grup individësh po aqë i madh sa është Shqiponjat sot është i rëndë, anëtarët e SHQIPONJES janë mendimtar të pavarur, e dojnë argëtimin, aventurën, janë zemërgjerë, kooperativ dhe të vetëpërmbajtur nga sfidat e natyrës në ngasje nëpër shi, temperature ekstreme apo pasiguri në autostrada. Shumica e anëtarëve e ka përfunduar trajnimin e ndihmës së parë duke i bërë ata ngasesist më të pergatitur në rrugët e Kosovës.
Pse t’i takoni SHQIPONJAVE
Ka shumë përfitime me anëtarësimin në Shqiponjat. Anëtarët tone gëzojnë atmosfere të posaçme shoqërore dhe komoditetin e asaj që i takojnë famijes më të madhe të motoçikletave të Shiponjave. Ne dëshirojmë të ndajmë kënaqësinë tonë në lirinë e ngasjes së motoçikletave me të tjerët siç jemi ne. Ne përpiqemi për përmirsime duke i ndjekur seminaret e Shiponjave për siguri. Ne i ndajmë ekspertizat teknike, risite dhe udhëzimet për ngasje, mirëmbajtje dhe rrugët më të mira për ngasje, mirëmbajtje dhe rrugët më të mira për ngasje në rajon. Ne gjithashtu ofrojmë program për rimorkim dhe asistencë në rrugë. Shpetimi nga një beneficion i cili siguron qetësi të mendjes, ditë e nate. Anëtarëve tonë të shkathtë dhe të dedikuar mund të gjindet përgjegja e çfaredo pyetjeve në lidhje me motoçikletat, e reja apo te vjetra! Anëtarësimi i cili njihet me kartelat tona speciale plastike, rezulton me beneficione siç janë lirimet në kompanite që kane të drejtë shitjeje në zona të posaçme, hotele të caktuara, vendkampime dhe agjensione turisitike. Nëse kurdohere ju nevojitet ndihme kur te udhëtoni,
udhëzuesi/doracaku yne Shqiponjat ju bashkon me shokët më të afërt kudo që jeni.
Beneficionet? Po, ne kemi shumë beneficione siç janë përfitimi i pervojave dhe shoqerisë me tifozet e tjerë të motoçiklizmit në shtete të ndryshme dhe jemi duke mledhur gjithnjë e me shumë. Por përfitimi më i rëndësishëm është ndarja e përvojës se si të kënaqeni me motoçikleta në më shumë mënyra dhe në mënrye më të sigurt se sa qe ju mendoni se është e mundur.!
FORMULA 1-STAMBOLL: Kujtimet e pakrahasushme te Shqiponjave –ne turnet tona vjetore.
Njëherë në vit, Shqiponjat planifikojne turne.
Planet dhe vizionet tona te ardhme
Shqiponjat- Motto-parada: për miqësi dhe paqe
Paramendoni qendra Shqiponja në një vend në të njejtën kohe! Parafytyroni vetën në paraden e gjate te motoçikletave të cilat ofrojnë më shumë krom, drita, pjesmarje dhe ingranazh ngasës që nuk mund të gjeni gjetiu! Do t’I shihni ngasësit e talentuar të Shqiponjave duke garuar per trofe dhe çmime në ndodhite ku shprehen shkathtësitë dhe manovrat precise të ekipeve të ushtruara. Nga vallëzimet festive dhe ahengjet deri te kohët e qeta dhe ribashkimi me shokët e përhapur në çdo anë. Motto parada Shqiponjat është një ngjarje spektakulare. I ka planifikuar qendra ngasësve nga shtetet e ndryshme fqinje pamje fenomenale, ushqim të mirë, ngasje mahnitëse dhe kujtime speciale te cilat do ti ruani si thesar gjatë tërë jetës.
SHQIPONJA World ( Bota e Shqiponjave ): Për Ngasësin e Makinës në turnen finale.
Një përfitim unik për anëtarin është revista Shqiponja World. Kjo mund të jetë një botim i bukur, i shkëlqyer e pakeutar me rrëfimet e turneve të Shqiponjave të gjitha llojet e motoçikletave si dhe me lajmërimet e produkteve në treg, këshillat teknike nga tekniket e motoçikletave si dhe lloje të ndryshme të reklamimeve të paisjeve për të gjetur se çfarë ju nevoitet me çmime më të volitshme. Do të lexoni rrëfime të ndryshme për njerëzit të cilët i njihni dhe vendet për të cilat ëndëroni t’i zbuloni;
do të identidikoni me letrat e shkruara nga ngasësit si ju nga e gjithë bota. Asnjë revistë tjetër nuk mund t’i afrohet revistës
Shqiponja world sa i përket fotografive të bukura, lajme, komëntare, udhëzime teknike, informata për mirëmbajtje dhe kujtime udhëtimesh. Çdo cështje përfshin klasifikime e ngasësve, arsmimin e ngasësve si dhe informatat e fundit të të gjitha ngjarjeve nacionale, rajonale dhe locale te Shqiponjave si dhe doraçakun telefonik te zyreve tona te cilat mund tiI kontaktoni për më shumë informata.
SHQIPONJA book (libri I SHqiponjave): Doracaku telefonik i miqëve në mbarë botën.
Libri I Shqiponjave është doracaku ekskluziv telefonik në të cilën shënohen emrat e anëtarëve pjesëmarrës, numriiI telefonit dhe se çka ata mund të ndajnë me ju:
Ndihma, informata,mjete,dhoma te marra me qira/banesa, asistencë gjatë udhëtimeve, vendkampime. Nësë do të keni nevoj për ndihmë në rrugë do tiI gjeni miqtë tuaj në afersi. Shumë anëtarë mendojnë se libri i Shiqponjave është siguria juaj më e madhe në rrugë!
Arsimimi I Ngasesit-Beneficion tjeter I rendesishem per ngasesite e Kosoves e nderuar nga donatorët potencial, programi arsimor për ngasësit e Shqiponjave do të punoj pa kursyer mund për t’ju mësuar juve si të ngasni më mirë, më sigurt dhe më mencur: bile si dhe të shpëtoni jetën tuaj! Ju mund të mësoni se si me sigurt të tërhiqni rimorkion, si të përballoni kushtet atmosferike gjatë ngasjes, si të mbani motoçikletat tuaja në formë të lartë dhe si udhëtari juaj mund të jetë bashkëngasës më I mirë.
Femrat ngasëse
Interesimi i femrave për ngasje të motoçikletave është duke u rritur kohëve të fundit sepse gjithnjë e më shumë femrja janë të interesuara të kryejne kurset e motoçiklizmit duke i marr lejet e ngasjes për motoçikleta dhe duke i blerë motoçikletat. Disa femra i terheq klubi Shqiponjat sepse përfitojnë dituri për ngasje.
Ne jemi organizatë Krenare dhe dashamirëse. Pa marrë parasysh a ngasni vetëm apo ne grup, apo jeni “bashkangjitës” apo “i vetëm” ju do të shihni se SHQIPONJAT ofrojnë diçka të posacme për ju dhe të afërmit tuaj. Shumë prej atyre që vijnë për herë të parë vetëm si vëzhgues, gjejnë diçka për tërë jetën!
Mbi 45 shokë, që së shpejti do të jenë shokë tuaj të ngushtë, ju ftojnë t’i bashkangjiteni Shqiponjave! Zbuloni krenarinë dhe besimin e asaj që i takoni organizatës më të madhe, më të mirë dhe me dashamirëse të motoçikletave në Kosovë të cilët I dedikohen shoqëirsë, argëtimit, sigurisë dhe njohurisë. Ejani në shtëpinë tuaj , ne Shqiponja.
Ekziston grupi i motoçikletave Shqiponjat për ti përmbushur dëshirat e të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e komunitetit të motoçikletave. Natyrisht se ka edhe shumë motoçiklist të cilët kurrë nuk i bashkangjiten klubeve apo grupeve por kënaqen vet me ngasje solo apo në grup me shokë.
Megjithatë, është vështirë të dalesh në shetitje të dielave pasdite e mos t’i shohesh grupet e motoçiklistave duke ngasur pothuajse në cdo rrugë. Klubet do të qëndrojnë këtu dhe do të behën më të rëndësishme nëse sa më shumë njerëz kyçen në sport.
Natyrisht se ne shpresojmë që web faqja e klubit tonë do të ndërtojë
| < Paraprake |
|---|






