Statuti
Ky statut do të të qeveris organizatën jo-profitabile Shoqata e Motoçiklistëve “Shqiponjat”, të themeluar në pajtim me Rregullorën numër 1999/22 të Administratës së përkohshme të Misionit të Kombeve të bashkuara ne Kosovë.
Neni 1 – Emri, Forma dhe Adresa
1.1. Organizata do të quhet: Shoqata e Motoçiklistëve në Prizren “Shqiponjat”.
1.2. Ajo mund të nihet edhe si Sh.M.P. “Shqiponjat”.
1.3. Organizata është shoqatë jo-profitabile, sipas definimit të dhënë në paragrafin 2.2 të Rregullorës së UNMIK-ut numër 1999/22.
1.4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfraëdo fitimi neto ose të profitit si të tillë për asnjë individ. Pasuria, të ardhurat dhe profiti i organizatës do të përdoren për të mbështetur për qëllimet jo-profitabile të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar beneficione të veçanta individuale, qoftë në mënyrë drejtëpërdrejtë apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nepunësin, ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të QJQ-së. Meghitatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona kanë bërë për këtë organizatë.
1.5. Ndonjë trasakcion në mes të anëtarëve, anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, personi ose nëpunësi dhe organizatës duhet te mbyllet ne vlera reale të tregut ose ne kushte që janë më të favorshëm për organizatën.
1.6. Organizata e ka zyrën e saj qendrore në
Prizren Rr: Milan Shufalj PN
Neni 2 - Themeluesit
2.1. Themeluesit të organizatës janë:
Bujar Isaja – Rr. Tabakëve nr. 21
Edit Gota – Rr. Tabakëve nr. 16
Mergim Jonuzi – Rr. Ulqini nr. 110
Naim Shuki – Rr. Shari nr. 16
Trim Bujari – Rr. Lekë Dukagjini nr.30
2.2. Përfaqësues i autorizuar i organizatës në Kosovë është:
Bujar Isaja – Rruga e Tabakëve nr. 21
2.3. Përfaqësuesi i autorizuar emërohet nga Bordi i Drejtoëve dhe duhet të perfaqësojë organizatën në Kosovë dhe pranojë të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai ose ajo duhet të jetë përgjegjëse për informimin e autoriteteve relevante administrative për çfarëdo ndryshimi të organizatës.
Neni 3 – Qëllimi
3.1. Organizata është themeluar në qëllim të:
Dhënjen e kontributit për provimin e kulturës dhe normave të mirësjelljes në trafikun Kosovar. Bashkpunimin me institucionet dhe organizatat relative Kosovare dhe Ndërkombëtare me qëllimin te promovimit të sportit të motorizmit.
3.2. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitetet e poshtëshënuara:
Organizimin e garave të regullta dhe tradicionale në motorizëm, publikimi i materialeve të ndryshme për promovimin e sportit të motorizmit. Pregaditjen e doracakëve praktik për anëtarët e shoqatës dhe qytetarëve të tjerë. Organizimin e dokumentarëve dhe programeve të ndryshme televizivepër promovimin e sportit të motorizmit.
Neni 4 – Anëtarësimi
4.1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, komësinë, religjionin, moshën ose aftësitë fizike.
4.2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagimi i anëtarsimit nga anëtarët.
Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmërimit në të shkruar, do të shërbejë si bazë për përjashtimin e anëtarit nga organizata.
4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të se veprimtaria e tij është në kundërshtim me rregullat moralo – juridike të shoqërisë dhe shkeljeve flagrante të rregullave të mirësjelljes në trafik. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.
4.4. Përfundimi ose Suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezent.
Neni 5 – Kuvendi i Anëtarëve
5.1. Kuvendi i anëtarëve është organi më i lartë i qeverisë së organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës.
5.2. Kuvendi i anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës.
5.3. Përpos kompetencave që ka Kuvendi i anëtarëve simbas statutit, ai gjithashtuka edhe këto kompetenca:
Ti zgjedh anëtarët e bordit të drejtorëve, ti aprovoj raportet prej zyrtarve, të aprovoj përvetësimine pasurisë mbi vlerën e caktuar, dhe do të aprovoj dhe akte tjera interne për rregullimin e aktiviteteve të lartëpërmendura.
5.4. Kuvendi i anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësve të tij ne Bordin e drejtorëve ose ndonjë organ tjetër ose edhe të punësuar të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij.
Neni 6 – Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve
6.1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku do të vlersojë dhe aprovojë mjetet, obligimet, shpenzimet e të hyrave dhe programet për vitet e ardhshme.
6.2 Kuvendi i anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve (1/2) ose nga Bordi i drejtorëve. Nje kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Sekretarit i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat të shpjeguara në paragrafin 6.3.
6.3. Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për takimin do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë (7) ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
6.4. Për mbajtjen e mbledhjes më së paku është e nevojshme pjesëmarja e gjysës së anëtarëve. Nëse ky minimum (kuorumi) nuk arrihet takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.
6.5. Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve.
6.6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të meren me shumicën e anëtarëve prezent.
6.7. Secili anëtar i Kuvendit të anëtarëve ka drejtë te abstenojë nga votimi ose marra e vendimitnë çfarëdo çështje për të cilin ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.
Neni 7 – Bordi i Drejtorëve
7.1. Përpos kompetencave të dhëna me këtë statut, Bordi i Drejtorëve duhet të jetë përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çeshtjeve dhe pasurisë së organizatës.Bordi i Drejtorisë duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës.
7.2. Përpos kompetencave të dhëna ne këtë statut, Bodri i Drejtorëvedo të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:
Të përfaqësojë organizatën dhe të veprojë në emër të organizatës, të lidh organizatën në ndonjë marrëveshje me nënshkrimin e dy drejtorëve, të emëroj dhe zgjedh përfaqësues, t’i përcaktojë kompetencat dhe detyrate çdo përfaqësuesi.
7.3. Bordi i Drejtorëve duhet të përbëhet nga anëtarët e organizatës. Ata do të zgjidhen individualisht nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë. Çdo drejtor do të shërbejënë kohëzgjatje prej një (1) viti dhe të qëndrojë në zyrë derisa drejtori i ri merr postin, ose deri ne vdekje, dorëheqje ose shkarkim nga detyra.
7.4. Bordi i Drejtorëvë do të ketë të paktën 3 (tre) anëtarë: Kryetarin, Sekretarin dhe Arkatarin.
7.5. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të zgjedhen për mandatë të njëpasnjeshme.
7.6. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me votat e MPV-së dhe MPJ-së të Kuvendit të Anëtarëve.
7.7. Në rast të vdekje, dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit të Bordit të Drejtorëve, Kuvendi i Anëtarëve duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për këtë kohë të mbetur.
7.8. Vendimet në Bordin e Drejtorëve merren me shumicë.
7.9. Bordi i Drejtorëve mund të vendos t’i drejtohet për çfarëdo çeshtje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.
7.10. Kurrëfarë pengese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet drejtorëve pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryerpër organizatë.
7.11. Secili anëtar i Bordit të Drejtorëve mund të abstenoj prej votimit për marrjen e vendimeve ose për çfarëdo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.
Neni 8 – Zyrtarët dhe Nëpunësit
8.1. Në rast nevoje Bordi i Drejtorëve do të emërojë Zyrtare ose pranojë persona që të marrim përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet nga Bordi i Drejtorëe, i cili duhet te informojë Kuvendin e Anëtarëve për emërime të tilla.
8.2. Zyrtarët duhet të punësohen përmes marrëveshjes së shkruar e cila detalizon të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm punën e kryer per Organizatë.
Neni 9 – Shpërbërja e organizatës
9.1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.
9.2. Kur të vendos për shpërbërjen e organizatës, kuvendi i anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit që do të marrë pasurinë e mbetur pasi të jetë e liruar nga detyrimet e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhur duhet të kenë qëllime të njejta ose të ngjajshme sikurse organizata.
Neni 10 – Ndryshimet e statutit
10.1. Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave të shumicës së Kuvendit të Anëtarëve.
Neni 11 – Periudha e Raportimit dhe Viti Financiar
11.1. Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarët e emërtuar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.
11.2. Viti financiar i organizatësdo të përputhët me vitin kalendarik.
Ky status është aprovuar në Prizren
Më 29.05.2006
Nga anëtarët e organizatës:
1. Bujar Isaja
2. Edit Goga
3. Mërgim Jounuzi
4. Naim Shuki
5. Trim Bujari
INSTITUCIONETE PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE
QEVERIA E KOSOVËS / MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIK
DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE TË REGJISTRIMIT
DIVIZIONI I REGJISTRIMIT DHE NDËRLIDHJES SË OJQ-së
Numri i dosjes:
VETËM PËR NEVOJA TË ZYRËS TË OJQ-së
AKTI THEMELUES
Themeluesit e poshtëshënuar, me qëllim të themelimit të organizatës joqeveritare në Kosovë, sipas Rregullores No.1999/22, deklarojmë që:
1.Emri zyrtar i organizatës është Shoqata e Motorçiklistëve të Prizrenit
2. Organizata është e themeluar si (shënoni njërin) Shoqatë - x
Fondacion
Adresa e zyrës kryesore të organizatës në Kosovë është:
Komuna Prizren .
Qyteti Prizren .
Adresa Rruga Milan Shufalj PN .
4. Qëllimet Zyrtare të Misionit të organizatës janë:(sipas nevojës të baskangjitet fletë shtesë)
Dhënja e kontributit për promovimin e kulturës dhe normave të mirësjelljes në trafikun Kosovar. Bashkpunimin me institucionet dhe organizatat relevante Kosvare dhe Ndërkomëtare me qëllime të promovimit të sportit të motorizmit.
AKTI THEMELUES
5. Emrat dhe adresat e tjemeluesve janë:(sipar nevojës të bashkangjitet fletë shtesë)
VËREJTJE:Çdo shoqatë duhet të shënojë tre themelues nga të cilët së paku njëri është me vendbanim ose seli të Kosovës. Çdo fondacion duhet të shënojë së paku një themelues vendbanimi ose selia i të cilit është në Kosovë.
Emri Bujar Isaja
Rr.Tabakëve nr.21
Prizren
+37744 / 198 710
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Edit Gota
Rr.Tabakëve nr.16
Prizren
+37744 / 119 944
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Mergim Jounuzi
Rr.Ulqini nr.110
Prizren
+37744140082
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Naim Shuki
Rr.Sharri nr.16
Prizren
+37744 / 143 140
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Trim Bujari
Rr.Lekë Dukagjini nr.30
Prizren
Telefoni +37744 / 140 370







Statuti