Siguri - Edukim
Kjo rubrikë më së shumti u dedikohet motoristëve të ri.
Vizitorë të nderuar, kolegë të nderuar, duke pasur parasysh mungesën e edukimit dhe trajnimit në komunikacion nga ana e autoshkollave në Kosovë, dhe numrin e madh të fatkeqësive si pasojë e vozitjes jo te regullt, e kemi pa shumë të nevojshme hapjen e rubrikes SIGURI-EDUKIM, ku me disa shembuj konkret nga përvoja e të tjerëve dhe e jona, gjithashtu duke i ilustruar përmes video xhirimeve, ose bisedave gjatë takimeve tona, të mesojmë dhe ta përmirsojmë vozitjen tonë.
Ju lus të keni durim ta shfletoni, dhe ta shikoni deri në fund materialin që do ta prezentojmë në këtë rrubrikë sepse mendojme se çdo njëri do të gjejë veteveten dhe do të mësojë ose së paku ta përmirsojë vozitjen. E dime se për shumicën e vozitësve sidomos atyre që kanë pervojë më të gjatë do të duken si shembuj të thjeshtë edhe të panevojshem, të njëjtën gjë e kemi menduar edhe ne, por duke e analizuar më thelle kemi ardhë në perfundim se disa shembuj shumë të thjeshtë të cilët mendojmë se të gjithë i dime, në të vertetë nuk i respektojmë ose i bëjmë gabim!
Për fillim do ti prezentojme disa gjirime nga Youtube, deri sa të mbledhim material të bollshëm edhe funksional.
permbajta:
Si të frenojmë sigurtë; si të hyjmë në kthesa sigurtë; si të tejkalomë në grup apo edhe vetem; si ta leshojmë gjurin; pozita e regullt e mbajtjes së trupit në motor; si të frenojmë në kthesa; .......etj
Besoj se do te kaloni mirë.







Siguri dhe Edukim